Humbi Shkodrën për herë të parë, Berisha: U hodhën miliona euro nga bandat

Publikuar më: 16/5/2023, ora 13:50
WhatsApp Image 2023 05 16 at 13.43.24

Humbi Shkodrën për herë të parë, Berisha: U hodhën miliona euro nga bandat

Publikuar më: 16/5/2023, ora 13:50

Sali Berisha deklaroi përpara gazetarëve se zgjedhjet në Shkodër ishin shembulli sesi bandat u përfshinë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ish-kryeministri Berisha u shpreh se shuma të mëdha parash u hodhën në qytetin verior, teksa shtoi se qytetarët shkodranë nuk do ta pranojnë zgjedhjen e krimit.

“Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha poll-et e kundërshtarëve tanë, por dhe tonat e nxirrnin Spahinë 14 pikë përpara. Nëse mendon se tërhiqet Berisha para krimit sheh veshin e tij pa pasqyrë. Unë nuk tërhiqem para bandave. Shkodra është shembulli më i shëmtuar në të cilin u votua si në rrethinë, nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro. Jam i bindur se qytetarët e Shkodrës, zgjedhjen e krimit nuk do ta pranojnë”, tha Berisha.