Inter dhe Milan e mbyllin në “paqe” pjesën e parë

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 21:54 | Futboll
Inter dhe Milan e mbyllin në “paqe” pjesën e parë

Përfundon pa gola pjesa e parë e ndeshjes Inter-Milan, e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League.

Kuqezinjtë, të cilëve u duhen dy gola për të barazuar eliminatoren, ishin më të rrezikshëm në fraksionin e parë, me Theo, Brahim Diaz dhe Leao, por pa arritur të gjejnë rrjetën.

Ndërkohë, Maignan bëri një mrekulli për të shmangur golin e Interit, pas goditjes me kokë të Dzekos.

Simone Inzaghi kreu një zëvendësim të detyruar, duke larguar Mkhitaryan për shkak dëmtimi, e duke aktivizuar në vend të tij Brozovic. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/10/edhe-kuqezi-edhe-zikalter-futbollistet-qe-kane-luajtur-me-te-dyja-ekipet-e-milanos/

A2 CNN Livestream

Latest Videos