Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kush janë 61 kryetarët e rinj të bashkive, lista e plotë

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 11:58 | Politikë

Thuajse brenda 24 orëve nga momenti i mbylljes së kutive të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nxori fituesit për zgjedhjet lokale të 14 majit, ndërsa është duke vijuar ende numërimi i votave për këshillat bashkiakë.

Partia Socialiste mori një fitore të madhe në këto zgjedhje, ku kandidatët e saj arritën triumfojnë në 53 bashki, shtuar këtu edhe atë të Finiqit, ku fitoi kandidati i MEGA-s, Romeo Çakuli, i cili u mbështet nga Partia Socialiste që nuk kishte kandidat.

Në anën tjetër, koalicioni "Bashkë Fitojmë" arriti të marrë vetëm 7 bashki, duke humbur edhe Shkodrën, ndërsa në fund siguroi bashkinë e Kavajës.

Në fotogaleri gjeni të gjithë kryetarët e rinj të bashkive dhe votat që ata arritën të merrnin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu