Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Me kokën ulur para demokratëve”, Tabaku: Duhet të shohim nga vetja

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 17:23 | Politikë
“Me kokën ulur para demokratëve”, Tabaku: Duhet të

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, me anë të një postimi në Facebook reagoi për rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit, që pa Partinë Demokratike fituese në vetëm 7 bashki.

Sipas Tabakut, demokratët duhet të pranojnë gabimet e tyre fillimisht dhe mos të mohojnë faktet.

“Sot, jam me kokën ulur para demokratëve, votuesve të djathtë e kujtdo. Nuk arritëm dot të japim një alternativë përbashkuese për PD, që pavarësisht kësaj sherrnajës që kush bën çfarë, i morëm për të mirëqenë se njerëzit do votojnë logon apo mitin me sy mbyllur. Nuk mund të jetë zgjidhje dhe as alternativë mllefi! Nuk mund të jetë zgjidhje dhe alternativë përleshja e pakuptimtë që ka ndarë demokratët. Nuk mund të jetë zgjidhje apo alternativë izolimi i vazhdueshëm dhe fshehja pas alibive që nuk na bëjnë fitues, por na zvogëlojnë përditë. Në çdo kuti votimi nga Vermoshi në Konispol, mesazhi i shqiptarëve dhe demokratëve është i qartë; Ne duhet të pranojmë gabimet tona duke e përdorur krenarinë tonë për të ndërtuar një PD ndryshe dhe jo për të mohuar faktet! Askush nuk mund të mohojë problemet me zgjedhjet si krimi, korruptimi, blerja e votës, presionet. Por, ndryshe nga çdo herë tjetër, duhet të bëjmë së pari një vështrim nga vetja! Koha dhe humbjet e njepasnjëshme kanë treguar që denoncimet pa reflektim janë kthyer në bumerang elektoral. Prandaj, A-ja është bashkimi me një analizë se përse mbjellja e urrejtjes mes demokratëve nuk mbjell dot shpresën tek shqiptarët po dëshpërimin! PD duhet të ringrihet nga hiri dhe duhet të jetë alternativë për shqiptarët. Nuk mund të jemi bojkoti i shqiptarëve kur mund të jemi lehtësisht alternativa e një shumice”, lexohet në postimin e Tabakut.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli