Nuk pranon ta furnizojë me armë, Zonja e Parë e Ukrainës shkon të takojë personalisht presidentin koreano-jugor

Publikuar më: 16/5/2023, ora 11:16
zelenska

Nuk pranon ta furnizojë me armë, Zonja e Parë e Ukrainës shkon të takojë personalisht presidentin koreano-jugor

Publikuar më: 16/5/2023, ora 11:16

Olena Zelenska, Zonja e Parë e Ukrainës, zhvilloi një takim me Presidentin e Koresë së Jugut, Yun Suk-yeol.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve të Koresë së Jugut “Yonhap” të publikuar sot, bashkëshortja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ishte e gatshme të ftonte Yun në vendin e saj, duke thënë se një vizitë e tillë do të ishte një mbështetje e madhe për ukrainasit.

Ajo gjithashtu paralajmëroi kundër rrezikut të lodhjes nga lufta dhe bëri thirrje për mbështetje “më radikale” për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.

Koreja e Jugut, një prodhues i madh i predhave të artilerisë, ka thënë se nuk do të furnizojë Ukrainën me armë vdekjeprurëse, duke përmendur marrëdhëniet e saj me Rusinë.