Nxënësit përplasen me thika jashtë shkollës, një i plagosur

Publikuar më: 16/5/2023, ora 13:17
thike ne dore 46000 640x360 1

Nxënësit përplasen me thika jashtë shkollës, një i plagosur

Publikuar më: 16/5/2023, ora 13:17

Një nxënës shkolle ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në zonën e Kamzës, teksa u përlesh me një të ri tjetër, po nxënës shkollë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në ambientet e jashtme të shkollës “Ahmet Zogu” ku shtetasi K. Gj., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë në krah.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.