Pas 9 muajsh në arrati, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan! Ishte në kërkim për tentativë vrasjeje

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 10:21 | Aktualitet
Pas 9 muajsh në arrati, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan! Ishte

Një 28-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje është vënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për të riun e identifikuar si Qamil Hasa, banues në Elbasan.

Nga sa mësohet ai ishte shpallur në kërkim, pasi më 2 gusht 2022 në lagjen “28 Nëntori” pas një konflikti ka tentuar të vrasë me thikë 33-vjeçarin O. D., po ashtu banues në Elbasan.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, per vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bulevardi”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Q. H., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse më datë 02.08.2022, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi Q. H. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin O. D., 33 vjeç, banues në Elbasan.    

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme".

Njoftimi i Policisë

A2 CNN Livestream

Dita jonë