Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përfundon numërimi i votave për Këshill Bashkiak në Pukë, dominon PSD e Tom Doshit

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 11:05 | Politikë

Ka përfunduar në Bashkinë e Pukës procesi i numërimit të votave për Këshill Bashkiak. Në këtë bashki, Këshillin Bashkiak e kryeson Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila ka marrë 1024 vota, të përkthyera në 4 mandate. Partia Socialiste ka marrë vetëm 2 mandate, por kaq ka marrë edhe Aleanca Arbnore Kombëtare.

Ndërsa nga një mandat ka marrë koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokratike, Fryma e Re Demokratike, Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Partia Balli Kombëtar dhe Fronti i Majtë.

Kujtojmë që garën për kryetarin e Bashkisë e fitoi kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj i cili siguroi 58.18% të votave, përballë kandidatit të Partisë Socialiste, Gjon Gjonaj i cili siguroi 41.87% të votave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë