Alibeaj dha dorëheqjen, Harxhi thirrje publike Tabakut e Bardhit: Sillni vulën në seli!

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 18:30 | Politikë
Alibeaj dha dorëheqjen, Harxhi thirrje publike Tabakut e Bardhit: Sillni

Vijnë reagimet e para nga grupimi i Berishës pasi Enkelejd Alibeaj njoftoi dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Edith Harxhi i bën thirrje Tabakut dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi që “të sjellin vulën në seli.”

“Të paktën ta fillojmë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar,” shton anëtarja e Kryesisë së grupit të Rithemelimit në postimin e saj.

Tani që Enkelejdi dha “dorëheqjen”, i bëj një thirrje publike, #JoridaTabaku#GazmendBardhi dhe disa deputetëve të tjerë, -silleni vulën në seli. Misioni mbaroi! Të paktën ta fillojmë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar!

Edith Harxhi

Kujtojmë se Alibeaj dha dorëheqjen nga posti si kryetar i komanduar i partisë por edhe nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së. Tashmë pritet që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë dhe nënkryetarja Jorida Tabaku të mblidhen për të vendosur për drejtuesin partisë në këtë periudhë tranzitore.

Po ashtu, të premten në mesditë mblidhet Kryesia e partisë.

https://a2news.com/2023/05/17/largimi-i-alibeajt-jorida-tabaku-merr-drejtimin-e-pd-se/
https://a2news.com/2023/05/17/rezultati-i-zgjedhjeve-alibeaj-jep-doreheqjen-nga-drejtimi-i-pd-se/

A2 CNN Livestream

Dita jonë