Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Deputetët rikthehen në parlament, amnistia dhe paketa e drejtësisë, PS kërkon votat e demokratëve

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 18:43 | Politikë
Deputetët rikthehen në parlament, amnistia dhe paketa e

Deputetët e majtë dhe të djathtë nga terreni elektoral do të kthehen të enjten në sallën e Parlamentit. Në seancën e parë pas pauzës së fushatës zgjedhore, pritet të miratohen dy projektligje të cilat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.

Pavarësisht rendit të ditës, diskutimet e mazhorancës dhe opozitës do të fokusohen mbi procesin zgjedhor të 14 majit, ku opozita pritet të sjellë në Kuvend shqetësimet dhe akuzat e tyre për ndërhyrje në rezultat nga Partia Socialiste.

Ndërsa demokratët kërkojnë të ngrenë zërin përzgjedhjet, socialistët kanë nisur punën për të siguruar votat për nismat ligjore që do të sjellin në Parlament për t’i miratuar. Nga miratimi për ndryshimin e pagave, p/ligji për lojërat e fatit I cili pritet të rihapë bastet sportive deri tek çështjet që kërkojnë 84 vota.

Brenda këtij sesioni, mazhoranca kërkon të miratojë paketën e reformës në drejtësi të ndryshuar, punë e kryer ndërmjet deputetëve të PS dhe të PD të Alibeaj. Gjithashtu pjesë e kalendarit të tyre është Amnistia Fiskale dhe Penale si dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Takimet e politikës kanë nisur, por deri në fund do të kuptohet nëse socialistët të arrijnë që të marrin kartonët jeshilë nga radhët e demokratëve, apo nëse vetë nga opozita do të ketë rrjedhje votash drejt mazhorancës që objektivin tashmë e ka drejtuar drejt zgjedhjeve të 2025.

A2 CNN Livestream

Dita jonë