Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Dorëheqja e Alibeajt, Baçi: Kambanë alarmi për Berishën që sillet si raporter i OSBE-ODIHR

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 20:39 | Politikë
Dorëheqja e Alibeajt, Baçi: Kambanë alarmi për

Dorëheqja e Alibeajt është një shembull përgjegjësie morale dhe një kambanë alarmi për Berishën. Kështu e shikon analisti Agim Baçi dorëheqjen e kreut të komanduar të Partisë Demokratike, sipas të cilit Alibeaj tregoi edhe zgjidhjen.

“Mbajtja e përgjegjësisë edhe pse i komanduar dha dorëheqjen me përgjegjësi dhe dha zgjidhje duke u larguar nga berishizmi nëse demokratë duhet të bëhen bashkë dhe hapi zgjedhjet në PD”.  

Sipas tij, deklaratat e dy ditëve të fundit të Berisha janë tallje për demokratët, teksa i krahason ato si një imitim të dobët të deklaratave të Bashës.

“Kjo është një kambanë alarmi që duhet të vërë në pozitë Berishën që flet si raporter i OSBE ODIHR që numëron shkeljet në zgjedhjet dhe harron që ka përgjegjësi politike. Ishte ai që thoshte se do kthehej si Steve Jobs, ishte ai që garantoi se do ta bënte blu hartën e Shqipërisë. Tani del e denoncon. Imitim i dobët i deklaratave të Bashës dy vite më parë . Kjo është tallje me demokratët edhe thirrja e Metës në seli ishte për të koordinuar këtë qëndrim. Sali Berisha tregoi që në kulturën e tij njeh vetëm atë që do ai”.

Baçi thekson se Alibeaj ra në grackën e Sali Berishës, duke e lënë PD-në për një vit e gjysmë në mëshirë të negociatave me të.

“Alibeaj dorëheqjen e ka morale. I kushtoi më shumë vëmendje idesë që të merrej vesh me Berishën sesa të merreshin me partinë. Për një vit e gjysmë e la në mëshirën e negociatave të Berishës dhe është përgjegjësi politike. Kush mendon se do ta fusë në kurth Berishën gabon. Berisha i ka futur në kurth të gjithë dhe i ka përdorur të gjithë. Për një vit e gjysmë i dhanë të gjithë terrenin Berishës”.

Dhe në këto kushte fatura e përgjegjësisë për humbjen në zgjedhjet e 14 majit, sipas Baçit është e Sali Berishës.

“Ata nuk e kanë kuptuar që betejën e kishin me Berishën. Ka qenë gabimi i tyre politik. Aliabeaj foli vetëm muajt e fundit dhe hapi që i lanë zotit Berisha ishte që në gati 50 bashki ata nuk çuan kandidatë. Për mua ishte mençuria që solli grupi i Alibeajt që nuk futi në sherr demokratët, sikurse Berisha. Helmi mes demokratëve në dy nuk ka ndodhur as mes kundërshtarëve në 30 vite. Ishte një lëvizje e mençur. Sot fatura është e Sali Berishës. Berisha nuk mund të ankohet se PD ka votuar për kandidatët e Foltores. Mallakastra dhe Dimali kanë humbur për shkak të kandidatëve të foltores. Berisha pranon tërheqjen e atyre përballë. Deklarata e këtyre tre ditëve janë tallje e Berishës me demokratët”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë