“Dorëheqja e Alibeajt, skenar për rikthimin e Bashës”, Kalemaj flet për dy hipoteza të humbjes në zgjedhje

Publikuar më: 17/5/2023, ora 20:59

“Dorëheqja e Alibeajt, skenar për rikthimin e Bashës”, Kalemaj flet për dy hipoteza të humbjes në zgjedhje

Publikuar më: 17/5/2023, ora 20:59

Analisti Ilir Kalemaj ka folur për dy hipoteza në lidhje me dorëheqjen e Alibeajt dhe humbjen e katastrofike të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Në studion e Debatit në A2 CNN ai tha se një prej tyre është vetësakrifikimi i Alibeajt për rikthimin e Bashës dhe tjetra me mungesën e aktivitetit elektoral nga ana e tij përkundër fushatës agresive të Berishës e Metës.

? Mendoj që ka dy hipoteza. Është bërë në marrëveshje me Bashën të vetësakrifikohej Alibeaj dhe t’i hapej rruga rikthimit të Bashës, i cili nuk është konsumuar në debatin e brendshëm. Një skenar i parashikuar. Është dhe një tjetër. Përtej faktit nuk besoj që Alibeaj se priste negociatat e Berishën, unë mendoj që ka humbur kohë për të mbajtur grupin parlamentar dhe nga ana tjetër ka munguar aktiviteti elektoral. Dhe Alibeaj ka zgjedhur të shtrëngojë radhët e grupit parlamentar dhe ajo që vuajti ishte mungesa elektorale nga ana Alibeajt, Bardhit e enturazhit drejtues. Ata lanë terren bosh kur ata u tërhoqën ishte Berisha e Meta që bënë fushatë agresive”.  

Sipas tij problemi i sotëm është përfaqësimi i popullit opozitar dhe çfarë do të ndodhë me PD-në.

“Populli opozitar a është sot i përfaqësuar? 90% është e papërfaqësuar. Dorëheqja e sotme duhet të përshëndetë. Çfarë do të ndodhë sot me PD kjo është çështja. A e mban si pjesë e një skenari apo është se kishte një synim a ambicie personale dhe tani u dorëhoq? Kjo është punën e tij.