Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Foto/ Publikohen skanime 3D të Titanikut, zbulohen si kurrë më parë rrënojat e anijes

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 11:35 | Bota

Skanimi i parë digjital me përmasa të plota i Titanikut, i cili shtrihet 3800 m poshtë në Atlantik, është krijuar duke dhuruar një pamje shumë pranë së vërtetës. Ai siguron një pamje unike 3D të të gjithë anijes, duke bërë të mundur që ajo të shihet sikur nuk është nën ujë.

Shpresa është se kjo do të hedhë dritë mbi atë që ndodhi saktësisht me anije, e cila u mbyt në vitin 1912. Më shumë se 1500 njerëz vdiqën kur anija goditi një ajsberg në udhëtimin e saj të parë nga Southampton në Nju-Jork.

"Ka ende pyetje, pyetje themelore, që duhet të marrin përgjigje në lidhje me anijen", tha Parks Stephenson, një analist i Titanikut, për BBC News.

Ai tha se modeli ishte "një nga hapat e parë të rëndësishëm për të çuar historinë e Titanikut drejt kërkimit të bazuar në prova dhe jo spekulimeve".

Skanimi u krye në verën e vitit 2022 nga Magellan Ltd, një kompani hartash në det të thellë, dhe Atlantic Productions, të cilët po bëjnë një dokumentar për projektin.

Nëndetëset, të kontrolluara nga distanca nga një ekip në bordin e një anijeje të specializuar, kaluan më shumë se 200 orë duke vëzhguar. Ata morën më shumë se 700.000 imazhe nga çdo kënd, duke krijuar një rindërtim të saktë 3D. Skanimi tregon disa detaje të vogla, siç është numri i serisë në një nga helikat.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani