Gjenden dy skelete të reja të viktimave të Pompeit, zbulohet shkaku i vdekjes së tyre

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 19:09 | Lifestyle
Gjenden dy skelete të reja të viktimave të Pompeit, zbulohet

Gërmimet e reja kanë nxjerrë në dritë skeletet e dy meshkujve që vdiqën në Pompei në vitin 79 pas Krishtit. Zbulimi i fundit i arkeologëve tregon se ata vdiqën si pasojë një tërmeti që që shoqëroi shpërthimin shkatërrues vullkanik të Vezuvit.

Dy personat, të cilët besohet se janë rreth 55 vjeç, u gjetën në gërmimet e fundit në bllokun e ndërtesave të njohur si "Insula dei Casti Amanti", ku gjendeshin në të kaluarën afreske me ngjyra dhe skelete mushkash që punonin gurët e mullirit për grurin.

Deri më sot, në të gjithë zonën janë zbuluar mbetjet e më shumë se 1,000 njerëzve. Në nëntor 2020, kur arkeologët zbuluan dy trupa, që besohet të jenë një skllav i ri dhe pronari i tij i mundshëm.

Skeletet e sapo zbuluara u gjetën të shtrirë në një anë me këmbë të përkulura dhe një shpatull të ngritur në një pozicion të dukshëm mbrojtjeje nga rrënojat që binin. Gjatë heqjes së rruazave të qafës dhe kafkës së njërit prej dy skeleteve, dolën gjurmë të materialit organik, i ngjashëm me pëlhurën.

Përveç pesë elementëve të identifikueshëm si pjesë të një gjerdani, brenda dhomës u gjetën gjashtë monedha. Dy denarë argjendi (një denar republikan, i raportuar nga mesi i shekullit II para Krishtit, dhe një denar tjetër më i fundit, që i atribuohet prodhimeve të Vespasianit) dhe gjashtë monedha bronzi të prera gjithashtu gjatë principatës Vespasiane dhe për rrjedhojë e prerjes së fundit.

Gjithashtu u gjet një amforë vertikale e mbështetur pas murit në qoshe pranë njërit prej trupave dhe një koleksion vazosh, tasash dhe kanash të vendosura në murin e pasmë. Gjëja më mbresëlënëse është dëshmia e dëmeve të pësuar nga dy mure, ndoshta për shkak të tërmeteve që shoqëruan shpërthimin. Një pjesë e murit jugor të dhomës u shemb duke goditur njërin nga burrat, ndërsa kushtet e murit perëndimor tregojnë forcën dramatike të shpërthimit të tërmeteve. E gjithë pjesa e sipërme u shkëput dhe ra në dhomë.

Arkeologët vlerësojnë se midis 15 dhe 20 për qind e popullsisë së Pompeit vdiq gjatë shpërthimit, kryesisht nga goditja termike kur një re gjigante gazi dhe hiri mbuloi qytetin. Por tërmetet para dhe gjatë shpërthimit, siç dokumentohen në letrat e autorit romak Plini i Ri, patën gjithashtu pasoja të rënda.

https://a2news.com/2022/05/27/adn-ja-e-lashte-zbulon-sekretet-e-viktimave-te-pompeit/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni