Goditje e rëndë për sulmuesin “bastexhi” në Premier League, përjashtohet 8 muaj dhe një gjobë e majme

Publikuar më: 17/5/2023, ora 20:17
Screenshot 19 8 1059x720

Goditje e rëndë për sulmuesin “bastexhi” në Premier League, përjashtohet 8 muaj dhe një gjobë e majme

Publikuar më: 17/5/2023, ora 20:17

Sulmuesi i Brentfordit dhe kombëtares së Anglisë, Ivan Toney, është përjashtuar nga futbolli për 8 muaj pasi ka shkelur 232 herë ligjet për bastet sportive.

27-vjeçari do t’i mungojë klubit të Premier League dhe kombëtares së “Tre Luanëve” deri më 16 janar të vitit të ardhshëm.

Ai akuzohet se i ka kryer shkeljet nga viti 2017 deri në vitin 2021. Gjithashtu, ai është gjobitur edhe me 50 mijë paund teksa i ka pranuar edhe shkeljet e kryera.

“Ivan Toney është pezulluar nga të gjitha aktivitetet e futbollit me efekt të menjëhershëm për 8 muaj, si dhe gjobitet 50,000 £”, thuhet në një njoftim të Federatës.