Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Humbja e 14 majit, Berisha: Blerja masive e votës nuk kapërcehet me frymë opozitare

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 19:18 | Politikë
Humbja e 14 majit, Berisha: Blerja masive e votës nuk kapërcehet me

Sali Berisha e kundërshtoi tezën se fryma që krijon opozita në prag të zgjedhjeve mjafton të mbysë përpjekjet për të tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve.

“Ata që besojnë se kjo blerje masive e votës mund të kapërcehet me frymë, mashtrojnë veten. Ata besojnë se Edi Rama bën zgjedhje të lira dhe pranon rotacionin. Detyrimi për të mbrojtur votën e lirë të shqiptarëve më shtyn të flas para jush: me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira”.

Ndryshe nga një ditë më parë ku Berisha refuzoi përgjegjësinë për rezultatin, kreu i rithemelimit theksoi se PD do të bëjë një analizë për rezultatin humbës në zgjedhjet  e 14 majit. “Garantoj çdo demokrat dhe çdo qytetar, se analiza e të gjithë veprimtarisë elektorale të PD-së do të jetë një analizë e plotë, e thelluar, pa asnjë hezitim, në përputhje me të gjitha normat që kemi”.

Përpjekjet për asgjësimi i opozitës tha se do të jetë një nga faktorët që do të përfshihet në analizën e PD.

“500 mijë shqiptarë votuan opozitën. Dështuan të gjithë ata, vendas dhe të huaj, që donin të zhduknin opozitën. Opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme. Opozita është në këmbë, e vendosur të qëndrojë më fuqishëm se kurrë për interesat e shqiptarëve”.

Berisha konfirmoi se do të testohet para kuvendit kombëtar të PD.

“Ai statut do zbatohet pikë për pikë. Unë jam ky që jam sot këtu. Në verën e vitit 1991 kam bërë një betim, që zgjedhjet e para të lira që do humbas, unë largohem nga politika. Unë nuk tërhiqem përpara krimit monstruoz elektoral. Vetëm sa më shtojnë motivet. Por anëtarët e PD, në përputhje me statutin, do të ftohen”.

Denoncimet për atë që e quan blerje masive të votave, tha se do të vijojnë edhe në të ardhmen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani