IKMT në Dhërmi, banori: Po prishin hotelin e djalit se ishte numërues, nxorën inatin për Belerin

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 19:08 | Aktualitet

IKMT ka mbërritur në Dhërmi të mërkurën pasdite. Në deklaratat e dhëna për mediat, banorët thonë se operacioni i ndërmarrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është i motivuar politikisht.

Aktualisht, sipas informacioneve, i rrethuar është një hotel në pronësi të Fjorentin Belit, i cili sipas deklaratave të banorëve, ishte numërues në kutinë e fundit të fshatit Kudhes, që i dha fitoren Fredi Belerit në Himarë.

Prindërit e Belit, e ëma dhe i ati, thonë për mediat se djali i tyre nuk ka asnjë faj ndërsa i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet.

Dha urdhër ai. Pse çfarë i bënë? Se vajti djali im në komision? As i shau, as i ofendoi? Neve rroftë themi, nuk themi poshtë. Po tani poshtë e më poshtë të verë,” u shpreh nëna e numëruesit të “Bashkë Fitojmë” për mediat.

Kujtojmë se garën për bashkinë Himarë e fitoi kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri i cili aktualisht është pas hekurave.

Ai siguroi 3840 vota ndërsa kundërshtari i tij politik nga kampi rozë Jorgo Goro siguroi 3821 vota. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos