Largimi i Alibeajt, Jorida Tabaku merr drejtimin e PD-së?

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 18:08 | Politikë
Largimi i Alibeajt, Jorida Tabaku merr drejtimin e PD-së?

Enkelejd Alibeaj bëri të ditur sot se ka hequr dorë nga detyra si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike. Po ashtu, ai bëri të ditur se nuk do të jetë më as kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së.

Pas këtij lajmi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zyrtare, Gazment Bardhi bëri të ditur se është thirrur një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën me nënkryetaren e partisë Jorida Tabaku.

Me zonjën Tabaku, Bardhi do të diskutojë rreth zbatimit të nenit 46 të Statutit, në këtë periudhë tranzitore.

Sipas nenit 46 te Statutit, në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri,” sqaron Bardhi.

Ndërkohë, e vetmja nënkryetare që ka mbetur në PD është vetë Jorida Tabaku. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendoset në vijim.

Alibeaj në fjalimin e tij të dorëheqjes bëri të ditur se Kryesia e partisë do të mblidhet të premten në orën 12.00.

https://a2news.com/2023/05/17/rezultati-i-zgjedhjeve-alibeaj-jep-doreheqjen-nga-drejtimi-i-pd-se/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024