Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 17:05 | Politikë
Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike

Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Në një konferencë për mediat tre ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve vendore në vend, Alibeaj bëri po ashtu të ditur se heq dorë edhe nga drejtimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Vendimi i Alibeajt vjen pas rezultatit të dobët të 14 kandidatëve të PD-së zyrtare në zgjedhjet lokale të 14 majit, të cilët arritën të merrnin rreth 36 mijë vota.

Megjithatë, drejtuesi i komanduar i PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, shtoi se shifrat e proporcionalit treguan se ajo pjesë e PD-së që ai drejton arriti ta kalojë sfidën.

Në fjalimin e mbajtur nga selia e re e PD-së, Alibeaj theksoi se zgjedhjet e së dielës patën probleme serioze ndër të cilat listoi presione mbi administratën, problemet me teknologjinë, “përdorim të fortësh dhe oligarkësh.”

Megjithatë, ai shtoi se para së gjithash duhet parë nga vetja.

Alibeaj do të vijojë të mbajë detyrën si nënkryetar i PD-së dhe do të jetë pjesë e Kryesisë së Partisë. Sipas tij, ishte vendim i Kryesisë që atë të mbante pozicionin drejtues deri pas zgjedhjeve vendore.

https://a2news.com/2023/05/16/zgjedhjet-me-te-dobeta-te-pd-se-ne-histori-14-kandidatet-e-saj-moren-vetem-36417-vota/

A2 CNN Livestream

Dita jonë