Të shtënat në Fushë Kuqe, djali i komisionerit të “Bashkë Fitojmë” i qëlloi makinës së ish-deputetit socialist

Publikuar më: 17/5/2023, ora 17:40

Të shtënat në Fushë Kuqe, djali i komisionerit të “Bashkë Fitojmë” i qëlloi makinës së ish-deputetit socialist

Publikuar më: 17/5/2023, ora 17:40

Detaje të reja mësohen nga të shtënat në Fushë Kuqe pasditen e së mërkurës. Mësohet se një person ka qëlluar në drejtim të ish-deputetit socialist Armando Prenga në Kurbin. Po ashtu, bëhet e ditur se drejt tij dyshohet se ka qëlluar, djali i një komisioneri të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në KZAZ 15, Kurbin, Fatbardh Ismaili.

Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Ismaili akuzoi përfaqësuesit e PS-së se po u bënin presion komisionerëve.

Për rastin, denoncimin e në polici e ka bërë ish-deputeti Prenga. Ndërkohë, Ismaili është shpallur në kërkim bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar.