
U përfshi në shitblerje votash, lirohet 48-vjeçari i arrestuar në Krujë
Gjykata e Tiranës liroi nga qelia Bedri Muratin, 48-vjeçarin e arrestuar në Krujë, si i përfshirë në shitblerje votash.
Me kërkesë të prokurorisë, gjykata caktoi masën “detyrim për paraqitje”.
Murati u arrestua teksa kishte 69 mijë lekë dhe 50 euro me vete dhe një listë me emra qytetarësh.