Bie nga pallati në ndërtim dhe vdes 60-vjeçari, arrestohet pronari dhe administratori në Vlorë

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 20:06 | Kronikë
Bie nga pallati në ndërtim dhe vdes 60-vjeçari, arrestohet

Pronari i një pallati në ndërtim dhe administratori i firmës kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për ndërtim të paligjshëm dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Arrestimi erdhi pas rënies aksidentale nga lartësia e pallatit ku po punonte një 60-vjeçar, i cili humbi jetën. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë

Njoftimi i Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku dyshohet se aksidentalisht ra nga lartësia e pallatit në të cilin ishte duke punuar, shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën, arrestuan shtetasit:

-M. H., 70 vjeç, banues në Vlorë, bashkëpronar i pallatit që po ndërtohej, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punimet në këtë pallat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente;

-A. K., 53 vjeç, me detyrë administrator dhe drejtues teknik i firmës që po ndërtonte këtë pallat, banues në Vlorë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu