Çështja Beleri, pjesë e fushatës në Greqi, partitë: Micotaqis lojë për të fituar votat e minoritetit grek

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 21:28 | Politikë
Çështja Beleri, pjesë e fushatës në Greqi,

Arrestimi i Fredi Belerit në Himarë për korrupsion aktiv në zgjedhje, është bërë pjesë e retorikës së fushatës greke, me kryeministrin Micotaqis që ka treguar një interes të jashtëzakonshmë për këtë çështje duke dërguar së fundmi edhe sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së Jashtme në Tiranë. Por kryeredaktori i ERT3 në Greqi, Aleksandër Marku, deklaroi në studion e Debatit A2 CNN, se partitë e tjera e kanë akuzuar kreun e qeverisë se po bën lojë për të fituar votat e minoritetit grek.

“Ka një interes të madh nga ana e qeverisë greke sa i përket çështjes Beleri. Ardhja sot në Tiranë e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme ishte një lëvizje e fundit për të treguar se qeveria greke ka interes të jashtëzakonshëm për pakicën kombëtare greke në Shqipëri, ndërsa partitë e tjera e kanë akuzuar Micotaqis që po bën lojë. Ishte vetë kryeministri Micotaqis dhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias që përqafonin zotin Rama në qendër të Athinës, kurse tani e akuzojnë se lufton kandidatin grek të Himarës. E konsiderojnë lojë të Micotaqis për të fituar votat e minoritetit grek”.

Të njëjtin mendim ndau edhe kandidatja shqiptare Pati Vardhami, sipas të cilës nacionalizmi mbizotëron narrativën mediatike dhe propagandën e partive.

“Këtu ka mbizotëruar lajmi i zotit Beleri. Këtu e ka intensifikuar impaktin e kësaj ngjarjeje, është përdorur dhe në raste zgjedhjesh, çështjet e nacionalizmit mbizotërojnë narrativën mediatike dhe propagandën e partive”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani