Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rusia ndëshkon Finlandën

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 20:34 | Bota
Rusia ndëshkon Finlandën

Rusia ka ngrirë llogaritë bankare të Ambasadës Finlandeze në Moskë dhe konsullatës së atij vendi në Shën Pjetërsburg. Lajmin e dha ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto.

"Llogaritë e misioneve finlandeze në Rusi janë të ngrira dhe nuk mund të përdoren për momentin [...] Një notë proteste i është dërguar Rusisë për këtë çështje, por ende nuk ka një shpjegim zyrtar se pse llogaritë janë ngrirë”, theksoi ministri gjatë një konference për shtyp.

Vendimin e Kremlinit e ka konfirmuar edhe përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila ka saktësuar se veprimi ka ardhur si përgjigje ndaj një mase “të ngjashme” të miratuar më parë nga Helsinki. Sipas Zakharovës, misioni diplomatik rus në Finlandë sot mund të përdorë vetëm llogaritë bankare në një institucion financiar finlandez.

“Ne e kemi ngritur vazhdimisht këtë çështje dhe i kemi kërkuar Finlandës të heqë kufizimet. Ne gjithashtu kemi paralajmëruar më shumë se një herë se do të duhet të marrim kundërmasa nëse situata nuk zgjidhet. Megjithatë, autoritetet finlandeze nuk kanë bërë asgjë për të zgjidhur çështjen”, tha Zakharova. Sipas zyrtares, Finlanda ka penguar funksionimin normal të misioneve të huaja diplomatike, një detyrim që e kanë vendet pritëse, sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961.

Ambasada ruse në Finlandë ka lëshuar një deklaratë duke shpjeguar se Helsinki i lejon ata të përdorin vetëm bankën Nordea, “dhe kryerja e të gjitha transfertave në llogarinë e ambasadës kërkon një proces të gjatë miratimi, i cili gjithashtu ngarkohet me një tarifë” 5000 euro, “pavarësisht nga shuma e transfertës”. Prandaj, ambasada finlandeze në Moskë do të jetë në gjendje të përdorë vetëm një bankë ruse, VTB, për të “garantuar operacionet e përditshme të misionit diplomatik”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani