Shtyrja e afatit, nisen 3 anijet e para me grurë nga Deti i Zi

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 21:55 | Bota

Tre anije janë autorizuar sot që të nisin punën në kuadër të shtyrjes së afatit të marrëveshjes së grurit.

Anijet do të eksportojnë grurin e Ukrainës përmes Detit të Zi, bëri të ditur Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Kujtojmë se Rusia kishte kërcënuar se do të tërhiqej nga marrëveshja e Detit të Zi nëse nuk do t’i plotësoheshin një listë me kërkesa për të tejkaluar disa pengesa për eksportin e grurit të saj deri më 18 maj.

Ndërkohë, Kremlini pranoi sot se e kishte shtyrë afatin e marrëveshjes me 60 ditë pasi negociatat mes palëve kishin dhënë rezultat.

Marrëveshja mes Turqisë dhe OKB-së u arrit fillimisht për 120 ditë në korrik të vitit të shkuar për të ndihmuar krizën e ushqimit të përkeqësuar nga pushtimi i Ukrainës.

https://a2news.com/2023/05/18/zgjatja-e-marreveshjes-se-grurit-rama-uron-erdoganin-per-rolin-e-tij-ne-negociatat-mes-paleve-ne-lufte/
https://a2news.com/2023/05/17/bota-do-te-vijoje-te-marre-produkte-ukrainase-zgjatet-marreveshja-e-grurit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë