Tifozi special në derbi, Sylvinho tregon lojtarët e Superiores që mund të thërrasë në Kombëtare

Publikuar më: 18/5/2023, ora 12:05

Tifozi special në derbi, Sylvinho tregon lojtarët e Superiores që mund të thërrasë në Kombëtare

Publikuar më: 18/5/2023, ora 12:05

Derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, e ndoqi nga afër dhe një tifoz special si trajneri i kombëtares shqiptare, braziliani Sylvinho. Në një intervistë për A2 CNN, 49-vjeçari u shpreh se derbi është gjithmonë një emocion i veçantë ndërsa theksoi se futbolli shqiptar ka cilësi.

“’Një derbi mbetet një derbi. E dua luftën në fushë. Atmosfera që krijohet nga tifozët, lojtarët lënë shpirtin në fushën e blertë për të fituar, është gjithçka magjike. Më pëlqen që në Shqipëri, të gjithë e duan kaq shumë sportin dhe veçanërisht futbollin”, tha trajneri i kombëtares.

I pyetur nëse i pëlqen ndonëse nga lojtarët e Superligës, Sylvinho veçoi mbrojtësin Andi Hadroj por përveç tij ka dhe lojtarë të tjerë. “Po, kam parë disa lojtarë që, pse jo, i shoh dhe në të ardhmen ne kombëtare. Sot më pëlqeu shumë mbrojtësi i Partizanit Andi Hadroj, por ka dhe lojtarë të tjerë që mund të thërras një ditë, pa bërë emra publik, janë dy apo tre lojtarë që më pëlqejnë për cilësitë që ata kanë. Mbetet për t’u parë. Është bukur t’i shohësh këta lojtarë në ndeshje të tilla, pavarësisht presionit ata japin gjithçka për të fituar”.

Kjo nuk ishte ndeshje e parë që trajneri Sylvinho ndiqte nga afër takimet e Superligës pasi më parë braziliani ka ndjekur dhe përballje të tjera të forta. Sipas tij, edhe futbollistët që luajnë në Shqipëri mund të kenë shansin e tyre që në ditë të aktivizohen me fanellën e kombëtares shqiptare.