Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Arrestohet manjaku në Shkodër! Përndoqi për 3 muaj rresht 4 të mitura, u dërgonte dhe video erotike

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 13:19 | Kronikë
Arrestohet manjaku në Shkodër! Përndoqi për 3 muaj rresht 4

4 të mitura, nxënëse të një shkolleje 9-vjeçare janë përndjekur rregullisht për një periudhë 3-mujore nga një 35-vjeçar. Makthi i tyre ka përfunduar, pasi i riu është vënë në prangat e policisë mesditën e kësaj të premteje.

Sikur përndjekja të mos mjaftonte, ai u dërgonte përmes rrjeteve sociale, materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Përndjekja ndaj të miturve".

“Përndoqi 4 shtetase të mitura (nxënëse të një shkolle 9-vjeçare), për një periudhë tremujore, vihet në pranga 35-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të marra nga disa nxënëse të një shkolle 9-vjeçare, në qytetin e Shkodrës, se një shtetas i përndiqte prej disa muajsh, dhe iu dërgonte përmes rrjeteve sociale, materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme, ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Shkodër.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim verifikimin e plotë të këtyre kallëzimeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Përndjekja ndaj të miturve”, njofton policia.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani