Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Krimet zgjedhore të 14 majit, Prokuroria: 9 kallëzime nga subjektet politike dhe 6 të arrestuar

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 10:08 | Politikë
Krimet zgjedhore të 14 majit, Prokuroria: 9 kallëzime nga subjektet

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, të zhvilluara në vendin tonë për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj, mësohet se janë regjistruar 31 kallëzime penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, 9 nga këto kallëzime kanë ardhur nga subjekte politike dhe 21 nga Policia e Shtetit, ndërkohë që, në pranga deri tani kanë përfunduar 6 persona.

Gjithashtu, në lidhje me parregullsitë e ditës së zgjedhjeve janë regjistruar edhe 18 procedime penale.

Informacion mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve

“Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmarra nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm.

Deri në datën 18.05.2023 Prokuroritë e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si më poshtë:

•             Janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë.

•             Janë regjistruar gjithsej 31 kallëzime penale. Prej të cilave:

-              5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit;

-              4 kallëzime penale në Prokurorinë e Vlorës;

-              4 kallëzime penale në Prokurorinë e Beratit;

-              3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit;

-              3  kallëzime penale në Prokurorinë e Kukësit;

-              3 kallëzime penale në Prokurorinë Gjirokastër;

-              2 kallëzime penale në Prokurorinë Fier;

-              2 kallëzime penale në Prokurorinë e Dibrës;

-              2 kallëzime penale në Prokurorinë Tiranë;

-              1 kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës;

-              1 kallëzim penal në Prokurorinë Shkodër;

-              1 kallëzim penal në Prokurorinë Sarandë.

•             Janë regjistruar gjithsej 18 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 326/a, 327/1, 328, 328/a/1, 329, 330, 331/a, 190, 248, 84 të Kodit Penal. Prej të cilave 4 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Korçës, 1 në Prokurorinë e Kukësit, 4  në Prokurorinë e Beratit, 1 në Prokurorinë e Fierit, 1 në Prokurorinë e Shkodrës, 1 në Prokurorinë e Vlorës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastër, 1 në Prokurorinë e Sarandës dhe 2 në Prokurorinë e Tiranës.

•             Është vendosur mos fillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mos fillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mos fillim nga Prokuroria Gjirokastër.

•             Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

•             I është atribuuar vepra penale 25 personave.

•             Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.

•             Është caktuar si masë sigurimi “arrest në burg”, vetëm për një person nga Prokuroria Vlorë.

•             Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.”

NJOFTIMI I PLOTË I PROKURORISË
https://a2news.com/2023/05/16/njolla-e-zeze-e-14-majit-jo-vetem-pjesemarrja-e-ulet-por-edhe-40-mije-votat-e-pavlefshme/
https://a2news.com/2023/05/16/shifrat-zyrtare-kjo-ishte-pjesemarrja-ne-zgjedhjet-e-14-majit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë