Pas fitores historike, Rama shëtit në Shkodër me Benet Becin

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 12:29 | Politikë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar, këtë të premte, një vizitë në Shkodër, në kuadër të një turi falënderues që do të zhvillojë në të gjithë vendin, pas fitores në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kryeministri u pa duke shëtitur në rrugët e qytetit, nën shoqërinë e Benet Becit, i cili fitoi zgjedhjet e të dielës së kaluar, por edhe të Elisa Spiropalit, drejtueses politike të Partisë Socialiste në Shkodër dhe Edona Bilali, ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Gjatë vizitës, Rama do të vizitojë Muzeun e Krimeve të Komunizmit, do të takohet me këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak, si dhe do të ndjekë edhe një ndeshje basketbolli.

Takimi falënderues do të zhvillohet pasdite në Teatrin Migjeni.

Në zgjedhjet e 14 majit, Beci siguroi 34.531 vota, 12 mijë më shumë se sa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia. Për herë të parë që prej vendosjes së pluralizmit, Shkodra do të drejtohet nga një kryebashkiak i majtë.

Rezultatet e zgjedhjeve vendore 2023 në çdo qark.

https://a2news.com/2023/05/17/psd-faktor-ne-veri-benet-beci-dhe-pjerin-ndreu-fituan-mandatin-nga-votat-e-tom-doshit/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni