Pas humbjes, Berisha: Do votëbesohem si kryetar, por pasi të mbrojmë votën e vjedhur

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 12:34 | Politikë
Pas humbjes, Berisha: Do votëbesohem si kryetar, por pasi të

Pas humbjes së zgjedhjeve vendore të 14 majit, statuti i miratuar në dhjetor 2021 e detyron Sali Berishën që të votëbesohet në Këshillin Kombëtar, po duket se ky proces do të zgjasë në kohë. Kjo sepse tashmë prioritet për “Rithemelimin” është mbrojtja e votës. Në deklaratën e tij të së premtes, Berisha tha se do e zbatojë statutin pikë për pikë, por pasi të ketë përmbushur këtë detyrim, për të cilin thekson se nuk do jetë një proces i thjeshtë.

“Statuti do të zbatohet pikë për pikë, njëlloj sikur zgjedhjet ishin të lira. Do bëhet pasi të kemi përmbushur detyrimin tonë për mbrojtjen e votës. Mos ju duket ju si proces i thjesht”, tha Berisha.

Pyetur nga A2 CNN, Berisha refuzoi që të jepte një kohë se sa do të zgjasë procesi i vlerësimit të rezultatit të “14 majit”, e për rrjedhojë as nuk dihet se kur do të thërrasë Këshillin Kombëtar.

“Sa kohë nuk ta përcaktoj dot, se akoma nuk ka përcaktuar shqyrtimi, por ne do jemi në mbledhje faktesh, nuk bëjmë kurrë akuza pa fakte, nuk po luftojmë për asgjë veçse për votën e lirë, di me thellësinë e bindjes dhe ndërgjegjes sime që Edi Rama kontrolloi zgjedhjet. Unë jam që të bëhet ky proces (vlerësimi i rezultatit),  pastaj ai proces është i rëndësishëm, por do ketë edhe tërësi, jo vetëm analizë, por edhe vendime, sepse shqiptarët nuk votojnë të lirë”, u shpreh ish kryeministri.

Pika 9 e nenit 46 të statutit të statutit, të miratuar në Kuvendin Kombëtar të dhjetorit 2021 në stadiumin ‘Air Albania’, parashikon që kryetari i partisë, pas zgjedhjeve vendore, duhet të votëbesohet në Këshillin Kombëtar. Që kryetari i partisë, në rastin konkret Sali Berisha, të quhet i votëbesuar, duhet që të votojnë pro tij jo më pak se 70 % të anëtarëve të Këshillit Kombëtar që marrin pjesë në votim. 

https://a2news.com/2023/05/18/dy-persona-jane-te-larguar-perfundimisht-nga-pd-berisha-nje-prej-tyre-mori-220-mije-euro-nga-rama/
https://a2news.com/2023/05/16/vjen-doreheqja-e-pare-nga-rithemelimi-i-berishes/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi