Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Alpe të Pastra” policia djeg mbi 26 mijë rrënjë kanabisi në Malësi të Madhe

Nga A2 CNN
20 Maj 2023, 12:18 | Kronikë
“Alpe të Pastra” policia djeg mbi 26 mijë rrënjë

Një sasi e madhe kanabisi është gjetur në Malësi të Madhe, në total 26,600 fidanë. Policia tha se gjatë operacionit “Alpe të pastra” u asgjësuan me anë të djegies 6300 fidanë të mbjellë në tokë dhe 20,300 fidanë në kubikë në fshatin Gruemirë-Çesme.

55-vjeçari me iniciale A. D. është njëri prej autorëve kryesorë të identifikuar, i cili është shpallur në kërkim. Sipas Policisë së Shtetit kjo ishte faza e dytë e finalizuar e megaoperacionit policor antikanabis, ndërsa kontrollet vijojnë ende në terren.

Prej dy javësh 6 dronë dhe 100 efektivë janë ndarë në grupe kontrolli, jo vetëm për zonat malore por në të gjithë territorin, si dhe duke u përqendruar edhe në ato pika që në vitet e kaluara, janë evidentuar nga shërbimet e Policisë bimë narkotike të kultivuara.

A2 CNN Livestream

Dita jonë