Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Beyonce dhe Jay-Z thyejnë rekordet, blejnë shtëpinë më të shtrenjtë në Kaliforni

Nga A2 CNN
20 Maj 2023, 16:46 | Showbiz

Beyonce dhe Jay-Z kanë realizuar së fundmi një blerje historike, pasi janë bërë pronarë të shtëpisë më të shtrenjtë në Kaliforni. Çifti i famshëm i muzikës kanë nxjerrë nga xhepat e tyre plot 200 milionë dollarë për një vilë luksoze në Malibu, një prej vendeve më të veçantë në të gjithë bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara.

Sipas TMZ, kjo është edhe shtëpia e dytë më e shtrenjtë në të gjithë Amerikën, pasi rekordin e mban një apartament me vlerë 238 milionë dollarë në Manhatan, në jug të “Central Park”.

Këngëtarja 41-vjeçare dhe bashkëshorti 53-vjeçar do të transferohen në shtëpinë e re menjëherë sapo të Beyonce të përfundojë turin botëror “Rilindja”. Pavarësisht çmimin tepër të kripur, blerja e shtëpisë ishte një ofertë e mirë, pasi fillimisht vila u nxor në shitje për 295 milionë dollarë.

Beyonce dhe Jay-Z do të jetojnë aty me tre fëmijët, vajzën Blue, 11 vjeç dhe binjakët 5-vjeçarë Rumi dhe Sir.

Prona ka një sipërfaqe rreth 2800 metra katrorë dhe përbëhet nga mure betoni dhe dritare të mëdha xhami, nga toka në tavan. Për shkak edhe të kushteve të motit në Kaliforninë jugore, nuk mund të mungojë një pishinë marramendëse me pamje nga plazhi.

Vila është projektuar nga arkitekti japonez Tadao Ando, i cili njihet për punët e tij të veçanta në Azi, Europë dhe Amerikën e Veriut, si dhe ka punuar më parë me yje të tjerë të muzikës, si Kanye West.

Shtëpia bazohet te modeli minimalist dhe fillimisht u ndërtua për koleksionistin e famshëm të veprave të artit, William Bell. Sipas “LA Times”, ai e bleu pronën për 14,5 milionë dollarë në vitin 2003 dhe punoi për 15 vite për të ngritur strukturën prej betoni.

Sipas “New York Post”, ai ka lënë brenda shtëpisë edhe disa nga veprat e artit pjesë të koleksionit të tij. Mësohet se shtëpia nuk u nxor kurrë në shitje zyrtarisht, por iu prezantua një grupi të zgjedhur blerësish

Që kur lidhën kurorë në vitin 2008, Beyonce dhe Jay-Z kanë investuar paratë e tyre në blerjen e disa pronave, në Njy-Jork, Nju Orlins, Majami dhe Los Anxhelos. Ata kanë edhe një tjetër vilë luksoze në Bel-Air, një tejtër zonë ekskluzive në Los Anxhelos, të blerë për 88 milionë dollarë.

Vila e re është e pajisur edhe me një spa, një dhomë kinemaje, një fushë basketbolli, dhoma të veçanta për stafin dhe një garazh për plot 15 makina.

https://a2news.com/2021/05/28/kush-e-bleu-makinen-me-te-shtrenjte-ne-bote/

A2 CNN Livestream

Dita jonë