I arrestuar për vjedhje, ndërron jetë në Reanimacionin e QSUT-së 27-vjeçari

Publikuar më: 20/5/2023, ora 17:16
jani rustemaj 1 1

I arrestuar për vjedhje, ndërron jetë në Reanimacionin e QSUT-së 27-vjeçari

Publikuar më: 20/5/2023, ora 17:16

27-vjeçari Jani Rustemi, i cili  ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror në QSUT ka ndërruar jetë. Mësohet se Rustemi u nda nga jeta rreth orës 16:20.

I riu, i cili banonte në Tiranë, ishte i arrestuar për vjedhje ndërsa ka pasur precedent të mëparshëm. 27-vjeçari la pas dy fëmijë dhe bashkëshorten.

Ai ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror të QSUT-së në gjendje të renduar shëndetësore në koma pasi vuan nga “bradipne humbje koshience, acidozë e thellë respiratore”.

Për ngjarjen tashmë është njoftuar prokuroria, komisariati i Policisë dhe Specialisti  ShKBSB për veprime të mëtejshme hetimore.

Në fillim të këtij muaji, e ëma e të riut është shprehur se i biri kaloi në koma për shkak të pakujdesisë nga ana e forcave të rendit.