Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ministria e Jashtme greke reagon ashpër pas vendimit të GJKKO që la në burg Belerin

Nga A2 CNN
22 Maj 2023, 17:33 | Kronikë
Ministria e Jashtme greke reagon ashpër pas vendimit të GJKKO që

Ministria e Punëve të Jashtme Greke ka reaguar pas zgjatjes së paraburgimit të kryebashkiakut të ri të Himarës, Fredi Beleri i cili u la sot nga gjykata në qeli nën dyshim për akuzat e ngritura ndaj tij për blerje votash.

Në reagim thuhet se vendimi i gjykatës ul besimin e publikimit te drejtësia dhe perceptimin europian të shtetit të së drejtës, raportojnë mediat greke.

Kujtojmë se, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u takua sot me homologen e tij Olta Xhaçka u temë e diskutimit ishte edhe lënia në burg e Fredi Belerit.

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, në zgjedhjet e 14 majit, u arrestua në minutat e para të 12 majit, për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Sipas Prokurorisë së Vlorës, Beleri ka dhënë dhe i ka premtuar shuma monetare personave të ndryshëm, me qëllim blerjen e votës.

Akuza ndaj tij u mbështet në disa filmime dhe përgjime mes tij dhe një të infiltruari, të cilit iu premtuan 400 mijë lekë të vjetër për 8 vota. Avokati i Belerit pretendoi se akuzat ndaj klientit të tij janë të montuara dhe të motivuara politikisht.

https://a2news.com/2023/05/22/gjykata-e-posacme-merr-vendimin-per-fredi-belerin/
https://a2news.com/2023/05/22/arrestimi-i-belerit-dendias-takon-balle-pe-balle-xhacken/
https://a2news.com/2023/05/21/zbulohet-kush-e-pergjoi-fredi-belerin-familjaret-duan-te-zbardhet-e-verteta/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu