Lakers eliminohen, LeBron James shokon me deklaratat e tij

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 08:46 | Sporte të tjera
Lakers eliminohen, LeBron James shokon me deklaratat e tij

Los Angeles Lakers u mposhtën 4-0 në serinë e finaleve të Konferencës së Perëndimit nga Denver Nuggets, pavarësisht një performance të shkëlqyer të LeBron James, i cili në moshën 38-vjeçare realizoi 40 pikë, kapi 10 topa në tabelë dhe dha 9 asist në ndeshjen e katërt.

Pas ndeshjes, ylli i Lakers shokoi fansat duke thënë se po mendon tërheqjen nga basketbolli.

“Ishte një udhëtim i bukur këtë sezon, por nuk mund ta konsideroj sezon të suksesshëm, pasi unë luaj vetëm për të fituar tituj. Jam i trishtuar kur shoh që nuk jam i aftë për të shkuar në Finale”, tha veterani, i cili konsiderohet si një basketbollistët më të mirë në histori.

“Të shohim se çfarë do të ndodhë. Duhet të mendohem shumë”, shtoi LeBron James.

Kur u pyet se për çfarë duhet të mendohet, James sqaroi: “Nëse dua të vazhdoj të luaj edhe sezonin e ardhshëm”.

https://www.youtube.com/watch?v=2jz3lK1NdXo

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli