Përplasen automjetet në aksin Tiranë-Elbasan, humb jetën një 55-vjeçar

Publikuar më: 23/5/2023, ora 10:10
1200 630 e87b3c80aad61b69f24e2c24ecc0d08b

Përplasen automjetet në aksin Tiranë-Elbasan, humb jetën një 55-vjeçar

Publikuar më: 23/5/2023, ora 10:10

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së martës në aksin Tiranë-Elbasan. Bëhet e ditur se dy automjete janë përplasur në këtë aks dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i një prej mjeteve, një 55-vjeçar.

Po ashtu, si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar edhe pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij. E lënduara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.