Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Senatorët demokratë në Kosovë: Prishtina dhe Beogradi të zbatojnë sa më shpejt marrëveshjen

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 12:06 | Kosova
Senatorët demokratë në Kosovë: Prishtina dhe Beogradi

Senatorët demokratë, Chris Murphy dhe Gary Peters, u takuan të hënën me udhëheqësit politikë në Kosovë, në kuadër të një vizite në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pas bisedimeve me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, senatori Murphy u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit të zbatojnë sa më shpejt marrëveshjen për normalizim të raporteve.

Ai tha se Serbia duhet të heqë dorë nga përpjekjet për të penguar hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe se Kosova duhet të formojë asociacionin.

Sakaq, senatori Peters, u shpreh se ishin të inkurajuar nga marrëveshja dhe se zbatimi i saj është faktori kyç për të ecur përpara. Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani u zotuan se Kosova do të zbatojë çdo detyrim për të cilin është pajtuar si pjesë e dialogut.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë