Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sulmet raciste, Vinicius Jr: Jam kërcënuar me vdekje, "La Liga" të reagojë!

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 08:41 | Futboll
Sulmet raciste, Vinicius Jr: Jam kërcënuar me vdekje, "La

Lojtari i Real Madrid, Vinicius Jr, shkroi në Twitter: "Çdo herë larg shtëpisë është një surprizë e pakëndshme. Dhe kishte shumë këtë sezon. Urimet e vdekjes, kukulla e varur, shumë britma kriminale... të gjitha të regjistruara."

Saga e sulmeve raciste që iu drejtua sulmuesit madrilen Vinicius Jr. nga fansat e Valencias në stadiumin “Mestlla”, vijon të mbetet një temë e nxehtë për futbollin spanjoll, teksa ylli brazilian ka ripërsëritur thirrjet e tij ndaj “La Ligës” dhe autoriteteve vendase.

Pasi Real Madrid paraqiti një ankesë për krimin e urrejtjes ndaj futbollistit të tyre te prokurorët spanjollë, Vinicius përveç koreve raciste ka zbuluar se është kërcënuar edhe me jetë në këtë sezon.

Në postimin e tij të fundit në Twitter, anësori 22-vjeçar e vendosi theksin tek "episodet e vazhdueshme të përhapura në disa qytete në Spanjë".

Ai shkroi: "Çdo ndeshje larg shtëpisë është një surprizë e pakëndshme. Dhe kishte shumë këtë sezon. Kërcënimet me vdekje, kukulla e varur, shumë thirrje kriminale... Të gjitha të regjistruara. Por gjithmonë i konsiderojnë raste të izoluara. Jo, këto nuk janë raste të izoluara. Ato janë episode të vazhdueshme të përhapura në disa qytete në Spanjë (dhe madje edhe në një program televiziv)”.

"Dëshmitë janë atje në video. Tani unë pyes: sa prej këtyre racistëve kishin emra dhe foto të ekspozuara në faqet e internetit? Unë përgjigjem për ta bërë më të lehtë: zero”, shtoi Vinicius në konstatimin e tij.

Ai pyeti se çfarë mungonte për t’i konsideruar si kriminelë këta njerëz dhe për të dënuar klubet.

"Problemi është shumë serioz dhe komunikimet nuk funksionojnë më. Mos më fajësoni as për të justifikuar veprat kriminale. Ju nuk po dhuroni futboll, jeni çnjerëzor", nënvizoi ai.

Kujtojmë se ndeshja e Madridit kundër Valencias u ndërpre të dielën mbrëma, pas pushimit të pjesës së parë, pasi braziliani i vuri në dukje arbitrit mbështetësit e klubit vendas që po e tallnin.

Vinicius, i cili është abuzuar në mënyrë raciale nga tribunat disa herë këtë sezon, u tërbua, duke nxitur shokët e skuadrës dhe lojtarët vendas që të përpiqeshin ta qetësonin atë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli