Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

"Doja të rrëmbeja dhe të lëndoja Biden", flet shoferi i kamionit që u përplas me barrierat e Shtëpisë së Bardhë

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 07:59 | Bota
"Doja të rrëmbeja dhe të lëndoja Biden", flet

“Doja të rrëmbeja dhe dëmtoja Presidentin Biden”. Kështu ka deklaruar shoferi i kamionit që u përplas në barrierat e sigurisë në sheshin Lafayett, pranë Shtëpisë së Bardhë, mbrëmjen e së hënës, sipas burimeve policore që raportojnë për CNN.

Sipas dokumenteve të gjykatës, ai lavdëroi Adolf Hitlerin para hetuesve, pas arrestimit të tij, dhe tha se ai synonte të "vriste Presidentin", nëse ishte e nevojshme, për të rrëzuar qeverinë dhe për të vendosur veten në pushtet.

Shoferi 19-vjeçar, Sai Varshith Kandula, u arrestua me akuza të ndryshme, përfshirë sulmin dhe kërcënimin ndaj autoriteteve.

"Hetimi paraprak zbulon se ai mund të jetë përplasur qëllimisht në barrierat e sigurisë", shkroi në Twitter Anthony Guglielmi, shefi i komunikimeve të inteligjencës. Dëshmitë e të pranishmëve raportojnë se automjeti i kompanisë me qira U-Haul u përplas në barrierat e sheshit Lafayette. Pas përplasjes së parë, drejtuesi ka rindezur mjetin dhe ka goditur sërish portën. Me të mbërritur në vend, agjentët siguruan zonën përpara se të kontrollonin mjetin, ku brenda saj u gjet edhe një flamur nazist, siç dëshmohet nga videoja e publikuar nga mediat vendase.

Në një intervistë pas arrestimit, hetuesit e pyetën Kandulën për flamurin nazist që ai shfaqi pas përplasjes. 19-vjeçari tha se e bleu flamurin sepse “nazistët kanë një histori të madhe”, duke shtuar se ai e admiron “natyrën e tyre autoritare, eugjenikën dhe rendin e tyre të vetëm botëror”, sipas dokumenteve të gjykatës.

Shërbimet sekrete po hetojnë ngjarjen e çuditshme. Sipas një rikonstruksioni fillestar, nuk ka pasur të lënduar.

https://a2news.com/2023/05/23/kamioni-perplaset-me-barrierat-e-sigurise-se-shtepise-se-bardhe-arrestohet-shoferi/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani