Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Dredhi në sigurime”, skema e re e mashtrimit lë pas atë të abuzimit me kreditë

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 12:08 | Ekonomi

“Dredhi në sigurime”, kjo është skema e re e mashtrimit që po lulëzon vitet e fundit në Shqipëri. Kryesisht duke shfrytëzuar hapësirat ligjore, apo njohjet në kompanitë e sigurimeve, individë të ndryshëm sigurojnë kryesisht pronat nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.

Vitin e shkuar për këtë vepër penale u proceduan 19 persona, duke shënuar një rritje me gati 19 për qind krahasuar me 2021-shin.

“Në sektorin e sigurimeve, dëmi vjen nga faktorë të tjerë. Kjo lidhet me shkallën e përgjegjësisë së individit të siguruar për të mos abuzuar. Edhe këtu bëhet e vështirë parandalimi i rasteve”, thotë për A2 CNN pedagogu Eugent Musta.

Ndërkohë ajo që ishte skema më e përhapur deri në fund të vitit 2021, “mashtrimi me kredi” duket se po aplikohet më rrallë. Të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme tregojnë se gjatë vitit të shkuar u proceduan 33 vetë nga 64 gjatë 2021-shit, duke shënuar kështu një rënie me mbi 48 për qind.

“Bankat, njësoj si firmat e sigurimit kanë humbje të konsiderueshme nga këto mashtrime. Ato kryhen nga grupe individësh, që shpesh bashkëpunojnë me punonjës brenda bankave. Institucionet financiare po përpiqen të ngrenë sisteme të sofistikuara për filtrimin e kërkesave”, thotë Musta.

Referuar të dhënave, “Mashtrimi me Kredi dhe në Sigurime”, kryesisht janë më të përhapura në Tiranë, Vlorë dhe Fier.

https://a2news.com/video/mashtrim-me-kredi-shqiptaret-po-perpiqen-tua-hedhin-bankave-dhe-te-mos-kthejne-parate/

A2 CNN Livestream

Dita jonë