Fjeti me Mason Mount, kush është influencerja që po përndjek yjet e Premier League

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 13:56 | Sporte të tjera

Një influencere e rrjeteve sociale, që e quan veten "fëmija djall" pasi fjeti me mesfushorin e Chelesa-t Mason Mount, ka nisur të përndjekë yjet e tjerë të Premier League.

22-vjeçarja Orla Melissa Sloan u fut në shtratin e Mount, por pas eksperiencës me të ka nisur të përndjekë shokun e tij të ekipit Ben Chilwell, por edhe 21-vjeçarin e huazuar te Brighton, Billy Gilmour.

Influencerja që ka 81.000 ndjekës në rrjetet sociale i bombardoi yjet me telefonata dhe mesazhe të vazhdueshme.

Sloan sot u paraqit në Gjykatën e Westminster, ku ajo pranoi një akuzë për ngacmim ndaj futbollistëve dhe dy raste të përndjekjeve.

Gjykatës iu tha se ajo ishte e ftuar në një festë në shtëpinë e Chilwell, pasi e kishte takuar atë në Instagram.

Më pas, ajo fjeti me Mount dhe dyshja çatuan për rreth gjashtë muaj derisa ai i ndërpreu kontaktet me të. Më pas, bukuroshja bionde filloi ta bombardonte mesfushorin anglez me mesazhe nga 21 numra të ndryshëm.

E pakënaqur me injorimin që i bëri Mount, ajo bombardoi Gilmour me mesazhe për shokun e tij të ekipit.

Ajo gjithashtu krijoi një llogari në Instagram me emrin e përdoruesit DevilBaby_10, të cilin e përdori për të krijuar kolazhe të Chilwell me gra të tjera.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri