Gatimi më i gjatë në histori

Publikuar më: 24/5/2023, ora 09:05

Gatimi më i gjatë në histori

Publikuar më: 24/5/2023, ora 09:05

Bota ka një kuzhinier maratonomak të ri. Bëhet fjalë për nigerianen Hilda Baci, e cila ndezi vatrat e sobës më 11 maj, në orën 4 pasdite, dhe gatoi pa pushim për 100 orë radhazi, duke përfunduar më 15 maj.

Baci kishte si qëllim që të thyente rekordin e mëparshëm, që mbahej nga Lata Tonton, me 87 orë e 45 minuta.

Rekordi i ri u vendos në Lagos të Nigerisë dhe kuzhinierja gatoi qindra vakte. Çdo orë, Baci kishte vetëm 5 minuta pushim, sipas “Associated Press”.

Në iniciativën e saj, ajo u shoqërua nga miq, personazhe të famshëm vendas dhe zyrtarë qeveritarë.