Merrte qindra mijëra euro nëpërmjet mashtrimit, arrestohet ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 12:16 | Kronikë
Merrte qindra mijëra euro nëpërmjet mashtrimit, arrestohet

Një shtetase 30-vjeçare është arrestuar nga policia pasi i ka marrë shuma të mëdha parash një familjeje, duke i mashtruar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor.

Në pranga u vu Milena Deraj, ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë.

Ajo ka mashtruar 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), duke iu marrë 340.000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Gjithashtu, kjo shtetase ka mashtruar edhe një shtetase tjetër, duke i marrë 230.000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V. (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër. Këta persona janë në kërkim pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur Milena Derajn për kthimin e parave.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi