Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Nevojë për model të ri”, BE me qeveritë gjermane dhe suedeze në mbështetje të “start-up” shqiptare

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 15:31 | Ekonomi
“Nevojë për model të ri”, BE me qeveritë

Shqipëria ka nevojë për një model të ri ekonomik, më inovator dhe rrjedhimisht më produktiv. Qëndrimin e përbashkët të përfaqësuesve diplomatikë të Bashkimit Europian, Gjermanisë dhe Suedisë në Tiranë e pranon edhe ministrja për Financat dhe Ekonominë.

“Ajo që ne duam të bëjmë është që të kemi të rinj që të kenë aftësitë e duhura teknike për t’u përfshirë në këtë ekosistem.”

Delina Ibrahimaj, ministër e Financave dhe Ekonomisë

Dhe këto burime njerëzore, të gatshme për të kthyer idetë e tyre në “Start-up” për ambasadoren e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann nuk mungojnë në Shqipëri. Delina Ibrahimaj, ministër e Financave dhe Ekonomisë

“Nevojitet të kemi një mjedis që të jetë nxitës. Ky është kuadri, fillon me rrjetëzimin, për të shkëmbyer për të marrë mbështetjen që duhet për tu zhvilluar në mënyrë që nga një ide të kthehet në një biznes, por duhet edhe kapitali mbështetës.”

Christiane Hohmann, ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë…

Në ceremoninë për lançimin e fazës së dytë të projektit “Bashkimi Evropian për inovacionin”, ambasadori gjerman Peter Zingraf e cilësoi “digjitalen” si të ardhmen e ekonomisë shqiptare.

“Është pikë e fortë kjo që ky treg nuk është i kufizuar në pika sektoriale, por ndodh në çdo sektor ekonomik dhe shoqëror dhe këtë shans na duhet të çojmë përpara veçanërisht në drejtimin e bërjes së ekonomisë më dixhitale dhe mjedisore.”

Peter Zingraf, ambasadori gjerman në Tiranë

Ndërsa ambasadorja suedezi  Elsa Hastad e lidhi të ardhmen e ekonomisë shqiptare të mbështetur te inovacioni edhe me integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Suedia ka presidencën e BE-së në këto 6 muaj dhe përparësia jonë është biznesi i gjelbër. Mbështetja e inovacionit në Shqipëri është përfituese për të gjithë, pasi ne jemi të lumtur t’ju mbështesim për t’u integruar në familjen evropiane dhe atëherë do të kemi tërë këto biznese konkurruese.”

Elsa Hastad, ambasadorja e Suedisë në Shqipëri

EU4Innovation është një projekt i bashkë financuar nga Bashkimi Evropian, qeveritë gjermane dhe suedeze, zbatuar nga GIZ Shqipëri dhe Sida. Ai do të shtrihet në një periudhë 4-vjeçare dhe do të mbështesë të rinjtë që kanë ide inovatore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani