Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nis zbatimi i marrëveshjes, kthehen në Shqipëri 200 të burgosur shqiptarë nga burgjet e Anglisë

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 08:58 | Politikë
Nis zbatimi i marrëveshjes, kthehen në Shqipëri 200 të

200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uellsit që vuajnë dënime prej katër vjetësh, ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

Ky vendim vjen në vijim të komunikatës së përbashkët të nënshkruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri britanik Rishi Sunak, në dhjetor 2022, si dhe pas diskutimeve që dy liderët zhvilluan në Londër në mars 2023, Shqipëria do të fillojë implementimin e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve.

Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve.

“Ndërkohë që u japim mundësinë të dënuarve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit pranë familjeve të tyre, Shqipëria do të mund të fuqizojë edhe më tej kapacitetet e sistemit penitenciar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

https://a2news.com/2023/03/23/nga-burgjet-te-mbeshtetja-financiare-cfare-u-dakordesua-ne-takimin-rama-sunak/
https://a2news.com/2023/03/24/braverman-takon-cucin-vlereson-kontributin-e-shqiptareve-ne-britani-dhe-i-kujton-marrevesnje-per-kthimin-e-emigranteve-te-paligjshem/
https://a2news.com/2023/05/17/britania-paguan-shqiptaret-e-denuar-qe-te-largohen-cfare-kerkoi-cuci-nga-braverman/

A2 CNN Livestream

Dita jonë