Pas Pique dhe Busquets, një tjetër yll largohet nga Barça

Publikuar më: 24/5/2023, ora 12:53
barcelona 1280x720

Pas Pique dhe Busquets, një tjetër yll largohet nga Barça

Publikuar më: 24/5/2023, ora 12:53

Barcelona po përjeton një epokë ndryshimesh. Pas tërheqjes së Gerard Pique dhe njoftimit të Busquets, para disa ditësh, që nuk do të vijojë karrierën me katalanasit, tani është Jordi Alba, i cili i ka komunikuar të njëjtën gjë klubit.

Sipas “Marca”, mbrojtësi i majtë ka edhe një vit kontratë, por ka vendosur që të largohet.

Spanjolli veteran këtë sezon e humbi vendin në formacion, pasi trajneri Xavi ka preferuar të aktivizojë të riun Balde si titullar.