5 vjet e 6 muaj burg për “Salt Bea”-n vietnameze

Publikuar më: 25/5/2023, ora 13:49
adsasd 1 1280x720

5 vjet e 6 muaj burg për “Salt Bea”-n vietnameze

Publikuar më: 25/5/2023, ora 13:49

Një shitës ushqimesh tradicionale, i cili është bërë shumë i njohur në rrjetet sociale në Vietnam, është dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nën akuzën e propagandës kundër qeverisë.

Bui Tuan Lam, i cili u bë i famshëm për imitimin e kuzhinierit të njohur turk Salt Bae, u arrestua pasi ironizoi një ndër ministrat më të fuqishëm të qeverisë vietnameze, i cili u filmua teksa hante një biftek të mbuluar me flori.

Qeveria vietnameze është totalisht jotolerante karshi të ashtuquajturve disidentë dhe në këtë mënyrë procesi gjyqësor dhe dhënia e vendimit për 39-vjeçarin zgjati vetëm një ditë.

Para pak ditësh, videoja e ministrit të Sigurisë Publike që hante një biftek 2000 dollarësh shkaktoi zemërim online dhe shumë njerëz kërkuan dorëheqjen e tij.

Sipas kritikëve, zyrtari i lartë komunist ishte duke konsumuar një pjatë të veçantë që kushtonte më shumë se rroga e tij mujore.