Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Antibiotiku i ri “zbulohet” në vetëm 2 orë falë Inteligjencës Artificiale

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 18:46 | Bota
Antibiotiku i ri “zbulohet” në vetëm 2 orë falë

Një antibiotik i ri i fuqishëm kundër superbakterit Acinetobacter baumannii, i identifikuar nga OBSH si një nga bakteret më të rrezikshme në botë, është zbuluar falë inteligjencës artificiale, përmes një procesi që premton të revolucionarizojë këtë fushë: molekula e re, në fakt, është gjetur nga algoritmi mes pothuajse 7 mijë kandidatëve në vetëm 2 orë.

Funksioni i IA (Inteligjencë Artificiale) ishte ndihma në kompresimin e mijëra kimikateve në një pjesë të vogël kampioni që mund të testohej në laborator.

Për të gjetur një antibiotik të ri, shkencëtarët duhej të trajnonin Inteligjencën Artificiale. Ata morën mijëra medikamente ku dihej struktura kimike dhe i testuan manualisht në “Acinetobacter baumanni”, për të parë se cili nga ilaçet mund ta ngadalësonte ose ta vriste bakterin. Eksperimentet laboratorikë zbuluan se “Abaucin” mund të trajtonte plagët e infektuara te minjtë dhe ishte i aftë të vriste mostrat e bakterit “Acinetobacter baumanni” tek pacientët.

Rezultati, i publikuar në revistën Nature Chemical Biology nga një grup i udhëhequr nga Universiteti Kanadez McMaster, hap rrugën për mundësinë e përshpejtimit të madh të procesit të zbulimit të antibiotikëve të rinj për shumë mikroorganizma të tjerë që kërcënojnë shëndetin e njeriut dhe më gjerë. Zbulimi i antibiotikëve të rinj kundër bakterit A. baumannii, i cili gjendet shpesh në spitale dhe mund të çojë në infeksione serioze, nëpërmjet metodave tradicionale është dëshmuar të jetë një sfidë, për shkak të kohës së madhe, kostove të larta dhe rezultateve të dobëta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani