Iniesta largohet me lot në sy nga Japonia, por nuk heq dorë nga futbolli i luajtur

Publikuar më: 25/5/2023, ora 10:27
aqsx 1

Iniesta largohet me lot në sy nga Japonia, por nuk heq dorë nga futbolli i luajtur

Publikuar më: 25/5/2023, ora 10:27

Andres Iniesta, i përlotur ka njoftuar se po largohet nga skuadra japoneze “Vissel Kobe” gjashtë muaj para përfundimit të kontratës, pasi trajneri e uli në stol duke e aktivizuar si titullar vetëm tri herë këtë sezon.

Megjithatë, ikona e Barcelonës planifikon të vazhdojë karrierën e tij

I pyetur se ku mund të luajë, ai u përgjigj: “Duhet t’ju them të vërtetën, nuk e di”.

Dua të vazhdoj të luaj futboll. Ndjehem sikur jam i aftë të luaj akoma. Por ndërsa mbyllet ky kapitull, do të shohim se çfarë është e mundur. Dua ta përfundoj karrierën time në fushë duke luajtur dhe kjo është ajo që shpresoj të bëj”, shtoi ai.

Mungesa e minutave e ka detyruar Iniestën të largohet nga klubi, duke qenë se ai ka luajtur vetëm tri herë në ligë dhe dy herë më shumë në kupë këtë sezon.

Prioritetet e trajnerit (Takayuki Yoshida) janë të ndryshme, dhe unë e respektoj dhe e pranoj këtë”, tha Iniesta.

Raportet e fundit e kanë lidhur atë me një kontratë në Lindjen e Mesme, por pa detaje rreth klubeve.

Është një ditë shumë emocionuese pas kaq shumë vitesh”, tha ai. “Unë u përpoqa të jap më të mirën time brenda dhe jashtë fushës. Jam shumë krenar për këtë”.

Ish-mesfushori i Barcelonës, i cili mbushi 39 vjeç në fillim të këtij muaji, iu bashkua Kobe në vitin 2018 pas një karrierë të shkëlqyer në klubin katalanas ku fitoi 30 trofe.