Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Kundërofensiva ukrainase ndaj rusëve ka nisur tashmë”

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 17:25 | Bota
“Kundërofensiva ukrainase ndaj rusëve ka nisur

Një nga këshilltarët më të lartë të Presidenti Zelensky u shpreh këtë të enjte se kundërofensiva ukrainase ka nisur tashmë ndaj Rusisë.

Mikhail Podolyak u shpreh këtë të enjte se operacionet për të smbrapsur Rusinë kanë nisur prej ditësh. “Kjo është një luftë intensive në një gjatë kufiri 1500 kilometra, por veprimet tashmë kanë filluar”, tha Podolyak. “Me dhjetëra aksione të ndryshme për të shkatërruar forcat ruse janë kryer dje, por kryhen sot dhe do të vazhdojnë edhe nesër”, shtoi ai, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Në anën tjetër, Rusia po dërgon armë bërthamore në Bjellorusi. Ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, firmosi një pakt me homologun nga Minsku, Viktor Khrenin, lidhur me këtë zhvillim. Marrëveshja përshkruan procedurën për ruajtjen e armëve bërthamore ruse në një strukturë të veçantë magazinimi në territorin bjellorus.

Siç vuri në dukje Shoigu, masat e zbatuara nga Rusia dhe Bjellorusia “respektojnë të gjitha detyrimet ekzistuese ligjore ndërkombëtare” dhe u miratuan në përgjigje të aktiviteteve të NATO-s në rajon.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli